Google po synon të risjellë mjetin e saj të Inteligjencës Artificiale që krijon imazhe të njerëzve!

vovalbania February 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Google po synon të risjellë mjetin e saj të Inteligjencës Artificiale që krijon imazhe të njerëzve!

Google po planifikon të rilançojë në javët e ardhshme mjetin e saj të Inteligjencës Artificiale që krijon imazhe të njerëzve, të cilat i ndaloi pas pasaktësive në disa përshkrime historike. Google i Alphabet filloi të ofrojë gjenerimin e imazheve përmes modeleve të saj Gemini AI në fillim të këtij muaji.

Disa përdorues deklaruar në mediat sociale se ato gjeneruan imazhe historike të cilat ndonjëherë ishin të pasakta. “Ne e kemi hequr veçorinë ndërsa po e rregullojmë atë. Ne shpresojmë që ta rikthejmë atë në internet shumë shpejt në dy javët e ardhshme, apo disa javë”,-ka thënë CEO i Google DeepMind, Demis Hassabis në një panel në “Mobile World Congress” në Barcelonë.

Mjeti nuk po “punonte ashtu siç synonim”,-shtoi ai. Që nga lançimi i ChatGPT të OpenAI në nëntor 2022, Google ka qenë në garë për të prodhuar softuer AI për të rivalizuar atë të kompanisë së mbështetur nga Microsoft. Është fillimi i një epoke të re të Inteligjencës Artificiale në Google, epoka e Gemini. Gemini është produkti më i fundit i Google, të cilin Pichai e prezantoi për herë të parë në konferencën e zhvilluesve I/O në qershor dhe tani po lançohet për publikun.

Bëhet fjalë për një platformë që thuhet se u testua për zgjidhjen e shumë problemeve në disa fusha, përfshirë matematikën dhe shkencat humane. Gemini është një model i ri dhe i fuqishëm i inteligjencës artificiale nga Google që mund të kuptojë jo vetëm tekstin, por edhe imazhet, videot dhe audion. Si një model multimodal, Gemini përshkruhet si i aftë për të kryer detyra komplekse në matematikë, fizikë dhe fusha të tjera, si dhe për të kuptuar dhe gjeneruar kode me cilësi të lartë në gjuhë të ndryshme programimi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49432 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE