Një në kërkim dhe babai i tij nën hetim në Tiranë/Shisnin për marka, rroba me etiketa false nga Turqia!

vovalbania February 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një në kërkim dhe babai i tij nën hetim në Tiranë/Shisnin për marka, rroba me etiketa false nga Turqia!

Rroba kontrabandë nga Turqia dhe me etiketa false të markave të shtrenjta për t’i shitur me çmime shumë të larta, një 51-vjeçar u vu nën hetim dhe djali i tij u shpall në kërkim nga blutë e Tiranës. Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Babë e bir i magazinonin këto veshje në banesën e tyre e në dy subjekte në rrugën “5 Maji” dhe pasi i vendosnin logot dhe etiketat e markave të njohura, i shisnin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 1000 konfeksione të ndryshme, logo dhe etiketa false të disa markave, si dhe një pajisje për stampimin e tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Në një tjetër zhvillim, goditet një rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pikën e kalimit kufitar, pranga një 39-vjeçari. U arrestua në Portin e Durrësit pasi tentoi të nxirrte para në mënyrë ilegale nga Shqipëria.

Me të vënë re, Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar Eridan Fejzaj në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm, ndërsa gjatë verifikimeve 39-vjeçarit i janë gjetur 9670 euro dhe 3345 paund, të padeklaruara konform ligjit. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, policia ka proceduar penalisht Fejzajn, banues në Vlorë, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumat e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49445 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE