Presidenti Zelenskyy në Tiranë, sot samiti Ukrainë-Europa Juglindore/Kryediplomati Hasani pret homologun Kuleba!

vovalbania February 28, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti Zelenskyy në Tiranë, sot samiti Ukrainë-Europa Juglindore/Kryediplomati Hasani pret homologun Kuleba!

Samiti i rëndësishëm Ukrainë-Europa Juglindore, për herë të parë ka sjellë në Tiranë, presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit u prit nga kryediplomati Igli Hasani, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, si dhe ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov.  Në X, Hasani shkroi:

Nder i madh për të pritur Presidentin  Zelenskyy në Tiranë. Një moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën, në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë.

Great honor to welcome President @ZelenskyyUa to Tirana.

A pivotal moment for fostering bilateral ties, and standing in solidarity with Ukraine in its heroic fight against Russia’s aggression.

🇦🇱🤝🇺🇦#WeStandwithUkraine pic.twitter.com/ngGan0Mdev

— Igli Hasani (@IgliHasani) February 27, 2024

 

Axhenda:

09:00 – Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.

Mediat do të kenë akses në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Këshillit të Ministrave.

09:05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.

9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.

Pamjet dhe fotot e takimeve do të shpërndahen për median në kanalet zyrtare të komunikimit dhe platformat e tjera sociale.

10:10 –  Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës

Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale

11:00 – ​​Doorstep dhe mbërritja e liderëve  ( Pallati i Kongreseve)

Akses të gjithë mediat, përpara Pallatit të Kongreseve

11:30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.

Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale

 13:00 – Foto Familjare

Të gjitha mediat

 13:30 – ​​Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.

Për samitin Ukrainë-Europa Juglindore, krahas Volodymyr Zelenskyy-t, marrin pjesë edhe presidentet e Moldavisë e të Kosovës, Maia Sandu dhe Vjosa Osmani, ai i Serbisë, Aleksander Vuçiç, i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo e kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç.

Përmes video-lidhjeve, mes atyre që do t’i bashkohen takimit janë edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan e kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Pas orës 08:00, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani doli në një konferencë me homologun ukrainas Dmytro Kuleba. Hasani veçoi përparësinë që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës në forumet ndërkombëtare, si dhe shfaqi shpresën për hapjen e ambasadës tonë në Kiev, brenda vitit.

Hapja e ambasadës tonë në Kiev, shpresojmë brenda këtij viti. Diskutuam për avancimin e marrëdhënieve të mira Shqipëri-Ukrainë. Në fokus të bisedës, ndihma ekonomike që Shqipëria mund të ofrojë për Ukrainën. Kemi diskutuar për mënyrat e rritjes ekonomike. Ukraina është e vendosur që e ardhmja e saj të jetë në krah lirive evropiane. Uroj që ky samit, të jetë frytdhënës dhe të ofrojë perspektiva të reja për të ardhmen e Ukrainës!

Kuleba vlerësoi Shqipërinë, duke iu referua si “mike e mirë”.

Eshtë mirë të jesh në Tiranë si pjesë e delegacionit të Zelenskyy-t. Ju jam mirënjohës që organizuat këtë samit të rëndësishëm që përfshin një volum të madh pune. Ky samit tregon sa vlerësim gëzon Shqipëria në rajon, dërgon një mesazh të qartë se do të mbetemi të bashkuar. Diskutuam bashkëpunimin dypalësh. Shqipëria, mike e mirë e Ukrainës. Dua të falënderoj Shqipërinë për ndërmarrjen e saj humanitare që përfshiu rehabilitimin e fëmijëve ukrainas, prindërit e të cilëve janë vrarë në luftë. Çdo mbështetje që Shqipëria ofron është e vlerësuar!

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49735 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE