Erjola i përgatiti “hallvën e vdekjes” Ilnisës, reagojnë familjarët e saj

vovalbania February 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Erjola i përgatiti “hallvën e vdekjes” Ilnisës, reagojnë familjarët e saj

Ditën e sotme, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e BBV, ku Erjola pas debateve të shumta me Ilnisën dhe Meritonin, ka gatuar një një hallvë, e quajtur “hallva e vdekjes për çiftin Ilnisa-Meriton”.

“Si lojtare s’do ta bësh gjumin rehat, si banore po iki të ta ha hallvën. Figurativisht, për mua ke vdekur…”, ka thënë Erjola.

Ky veprim ka sjellë shumë debate tek banorët, ku shumë prej tyre e kanë kritikuar këtë veprim të Erjolës. Sigurisht që kjo e ka prekur shumë Ilnisën, e cila e quajti të shëmtuar që t’i urosh dikujt vdekjen dhe madje ka shpërthyer në lot.

Pas kësaj ngjarjeje, ka reaguar vëllai i Ilnisës, e cili ka bërë një postim në profilin e tij të Instagramit, ku shihet së bashku me vajzën e gazetares, Anaisin.

‘Me Anaisin për një tortë sot. Për shëndet e jetë për të ëmën e saj dhe motrën time”, shkruan Kevin Agolli.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE