Shuhet në moshën 76-vjeçare komediani Richard Lewis!

vovalbania February 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet në moshën 76-vjeçare komediani Richard Lewis!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare si pasojë e një ataku në zemër komediani i dashuri pjesë e “Curb Your Enthusiasm”, Richard Lewis. I ndjeri vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles të martën në mbrëmje, sipas zëdhënësit të tij, Jeff Abraham. Aktori i famshëm zbuloi në prill se ai kishte jetuar me sëmundjen e Parkinsonit.

Joyce Lapinsky, gruaja e Lewis falënderon të gjithë për gjithë dashurinë, miqësinë dhe mbështetjen dhe kërkon privatësi në këtë moment. Richard ka luajtur në sezonin e fundit të “Curb Your Enthusiasm” të Larry David në HBO.

I ndjeri bëri debutimin e tij televiziv me “Diary of a Young Comic”, një film 90-minutash që zuri vendin e “Saturday Night Live” në NBC në 1979, por ai u bë i njohur me paraqitjet e tij të vazhdueshme gjatë vitet ’80 dhe ’90. Në vitin 2000, ai u bë një element kryesor në “Curb Your Enthusiasm”, duke luajtur një version të dramatizuar të tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48699 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE