Xhensila-Besit: “Mos ma përmend më emrin” (Video)

vovalbania March 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Xhensila-Besit: “Mos ma përmend më emrin” (Video)

Këngëtarja Xhensila Myrtezaji ka ndarë një copëz nga projekti i saj i ri, duke u shprehur se mezi pret që të gjithë ta dëgjojnë.

Në situatën e jetës personale që këngëtarja ndodhet aktualisht, vështirë që kjo këngë të mos lidhet drejtëpërdrejtë me (ish) bashkëshortin e saj, Bes Kallakun.

“Mos ma përmend emrin,
doje me më dhënë ti mbiemrin
Vet kam për t’ja dal,
jetën ti s’ma ndal”…

Është kjo pjesë e tekstit që ka zgjedhur të ndajë Xhensila dhe ka bindur ndjekësit se kjo këngë është një dedikim.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2024/03/InShot_20240301_133635634.mp4

Kujtojmë se Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaji kanë zgjedhur të heshtin për gjatë gjithë kësaj kohë që flitet intensivisht për divorcin e tyre.

Por veprat flasin më shumë se fjalët. Ata kanë fshirë çdo gjurmë të njeri-tjetrit në rrjetet sociale, fotot dhe kujtimet e madje nuk ndiqen më.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49420 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE