“Gjithë ky mllef për një veprim figurativ…”/ Motra e Erjolës komenton hallvën e gatuar nga banorja!

vovalbania March 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Gjithë ky mllef për një veprim figurativ…”/ Motra e Erjolës komenton hallvën e gatuar nga banorja!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Debatet mes Ilnisës dhe Erjolës kanë qenë të shumta e një veprim i Erjolës ka ndezur gjakrat përsëri. Ajo gatoi një hallvë, e quajtur “Hallva e vdekjes për çiftin Ilnisa-Meriton”, që sigurisht nuk ka munguar nga komentet dhe batutat e banorëve të tjerë. Kjo e ka prekur shumë Ilnisën, por si u shpreh sot motra e Erjolës?

Ishte në mënyrë figurative, jo nga ana njerëzore, por nga ana e lojës. Nuk e kuptoj sepse kanë reaguar aq ashpër kur është brenda kuadrit të lojës. Nuk e di nëse e kanë përdorur këtë situatë. Nuk jam brenda Ilnisës, por mendoj se ajo e ka bërë më të madhe se duhet. Edhe ajo preku diçka te familja jonë, dhe Erjola u hakmor në thonjëza. Erjola kur është fut aty ka pasur mendime të ndryshme, pastaj është afruar aty me Julin dhe Ledionën. Ne si familje jemi ndjerë shumë të kërcënuar nga rrjetet sociale, nga njerëzit, na kanë shkruar. Unë nuk mendoj se është diçka ekstreme që të shkojë deri në ekstrem. Gjithë ky mllef për një veprim figurativ.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49843 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE