“Shiko atë që ke në krah, është marrë me ish-të dashurit…”/ Françeska ‘shpërthen’ ndaj Bardhit, ‘ndizet’ debati!

vovalbania March 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Shiko atë që ke në krah, është marrë me ish-të dashurit…”/ Françeska ‘shpërthen’ ndaj Bardhit, ‘ndizet’ debati!

Dita e sotme ka nisur me debate brenda shtëpisë së ‘BBV3’. Pas rrëmujës së krijuar mbrëmjen e djeshme, duket se banorët nuk do të ndalen ndonjëherë.

Ka qenë Bardhi dhe Françeska të cilët kanë diskutuar mëngjesin e sotëm në oborrin e shtëpisë.

Sipas Françeskës, Bardhi nuk duhet të bëj moral lidhur me çështjen e djeshme por duhet të shkonte tek vajzat dhe ti thoshte ‘Shiko goca më vjen keq, unë jam burrë nuk jam si Meritoni.’

E teksa biseda ka vazhduar, banorët në fjalë kanë debatuar me njëri-tjetrin ku Bardhi e ka quajtur ‘të vogël’ Françeskën, e kjo e fundit i është kthyer: ‘Jam e vogël? Po hajde njëherë më shiko kush është e vogël, e di ti sa mend kam unë? Ti shiko mendjen e asaj që ke në krahë.’

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE