Zgjedhjet në Beograd, Vuçiç: Të zbatohen rekomandimet e OD’HIR-it!

vovalbania March 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjedhjet në Beograd, Vuçiç: Të zbatohen rekomandimet e OD’HIR-it!

Listës zgjedhore të lidhur me Partinë Përparimtare Serbe (SNS), presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç i kërkon që të shkojë në zgjedhje të reja në Beograd.

E di që keni shumicën, por më mirë është të humbasësh se të mund që të përsëritet situata e vitit 2008 kur Partia Demokratike dhe Socialistët kryen vjedhje zgjedhore.

Presidenti Vuçiç i bëri thirrje qeverisë serbe që të zbatojë menjëherë rekomandimet e OD’HIR-it, në raportin e publikuar më 28 shkurt për zgjedhjet e dhjetorit të kaluar në Serbi. Në të thuhet:

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi janë dominuar prej pjesëmarrjes vendimtare të presidentit, i cili bashkë me përparësinë sistematike të partisë në pushtet kanë krijuar kushte jo të drejta për pjesëmarrësit.

Në përgjithësi, liritë themelore janë respektuar në fushatë, por ato janë minuar prej retorikës së ashpër, paragjykimeve në media, presionit ndaj punonjësve të sektorit publik, si dhe abuzimeve me burimet publike.

Përveç raportit të OD’HIR-it, si vëzhguesit e brendshëm në Serbi, ashtu edhe ata të huaj kanë përmendur parregullsi në procesin zgjedhor në Serbi. Ditë më parë, Parlamenti Europian miratoi një rezolutë që bën thirrje për hetim ndërkombëtar lidhur me dyshimet për parregullsi në zgjedhje, si dhe për pezullim të fondeve europiane nëse vërtetohet që autoritetet kanë qenë drejtpërdrejtë të përfshirë në mashtrime zgjedhore.

Në atë dokument, Parlamenti Europian ka bërë thirrje që në mënyrë të veçantë të hetohen zgjedhjet për qytetin e Beogradit, si dhe dyshimet për të organizuar transportin e votuesve në nivel lokal duke i përfshirë në lista ku nuk duhej të ishin. Të dielën e 17 dhjetorit 2023, Serbia ka organizuar zgjedhjet parlamentare, lokale dhe krahinore.

Seanca konstitutive për Asamblenë e qytetit të Beogradit që ishte njoftuar të zhvillohej më 1 mars, pra dje, tashmë është shtyrë për herë të dytë për nesër, për shkak të mungesës së kuorumit. Pjesëtarët e partisë SNS dhe Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) nuk kanë marrë pjesë në seancë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49407 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE