E kapin kamerat! Ori përqesh keq me mimika Erjolën në BBV (Video)

vovalbania March 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E kapin kamerat! Ori përqesh keq me mimika Erjolën në BBV (Video)

Ori Nebijaj vjen këtë sezon për herë të parë si opinioniste e reality show-t “Big Brother VIP”.

Ajo ka zëvendësuar Zhaklina Lekatarin dhe është krah Arbër Hajdarit, i cili është i ulur në karrigen e opinionistit prej tre sezonesh.

Mirëpo komentet e publikut për Orin nuk kanë qenë dhe aq të mira, madje është akuzuar shpesh si opinioniste e njëanshme, si nga publiku ashtu edhe nga banorët e BBV, përmendur këtu Gazin.

E si mos të mjaftonin komentet, Ori është bërë virale së fundmi për një veprim të bërë ndaj Erjolës, pasi kjo e fundit ishte duke biseduar me Ledionin në dhomën e ndenjes.

Erjola shihej duke lëvizur buzët, ndoshta nga nervozizmi, ndërsa Ori është kapur nga kamerat duke e përqeshur atë.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2024/03/InShot_20240303_101617661.mp4

Në video shihet qartë teksa Ori bën mimika aspak të hijshme ndaj Erjolës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49417 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE