Bledi Mane zbulon sekretin e Erjola Doçit: “Ka një lidhje me një emër mjaft të njohur…”

vovalbania March 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bledi Mane zbulon sekretin e Erjola Doçit: “Ka një lidhje me një emër mjaft të njohur…”

Disa javë më parë, në media nisën të qarkullonin lajme se moderatorja e njohur, Erjola Doçi është në një lidhje dashurie me reperin e e njohur kosovar, Azet. Një video e dyshes ka qarkulluar ne median online, e cila u bë pikënisje për këto spekulime.

Mirëpo, gazetari i njohur, Bledi Mane ka konfirmuar ditën e djeshme ekskluzivisht për ” E diell” në Top Channel se Erjola po shijon një romancë me një emër mjaft të njohur, i cili po i ndjekte nga Gjermania dhe është një reper i njohur. Bledi zbuloi:

Erjola e ka një lidhje me një emër mjaft të njohur. Po na ndjek nga Gjermania. Emër i njohur i repit, kaq.

Nga ana tjetër, Dea, ish banorja e BBV, ka shtuar gjithashtu se është edhe shoku i Bardhit. Pavarësisht se nuk kanë përmendur një emër, nga përshkrimi, duket qartë se bëhet fjalë për reperin e njohur, Azet, i cili prej vitesh jeton në Gjermani.

Ed Manushi: Kë pëlqen Erjola Doçi aty brenda?

Dea: Me thënë të drejtën kur ka hyrë Erjola Doçi m’u duk sikur Romeos po i bënin sytë xixa. Se Erjola është femër seksi, provokuese, kur hynte ajo në pishinë, të paktën unë Erjolën me Romeon i shihja.

Bledi Mane: Ne e kemi Erjolën shoqe dhe ajo ka një lidhje jashtë.

Ed Manushi: Ky qenka lajm, kë ka Erjola jashtë?

Bledi Mane: Me një emër të njohur, po na ndjek nga Gjermania. Është emër i njohur i repit, kaq mjafton.

Dea: Edhe shoku i Bardhit (qesh).

 

View this post on Instagram

 

A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49448 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE