Pas deklaratave shokuese mbi Meriton Mjekiqin, reagon vëllai i tij: “Kam folur me avokatin…”

vovalbania March 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas deklaratave shokuese mbi Meriton Mjekiqin, reagon vëllai i tij: “Kam folur me avokatin…”

Pas deklaratës së bujshme të grimierit Dario Doka në lidhje me ftesën e marrë nga Meritoni për seks në grup, ka reaguar së fundmi vëllai i këtij të fundit, Rinor Mjekiqi. I ftuar ditën e djeshme në “Fun Club”, ai tha se ka kontaktuar me avokatin dhe po bëjnë gati paditë në Prishtinë.

Rinori shtoi se do të padisë këdo që konsideron se ka shpifur kundrejt Meritonit dhe do të merren masa ligjore. Ai u shpreh në studio se:

Do të ketë padi për secilin që bën deklarata të tilla. Kam folur me avokatin në Prishtinë.

Kujtojmë se, dje Zarfi i Zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP, për shkak të situatës mes Françeskës dhe Sarës. Në të paralajmëroheshin të gjithë banorët dhe televotimi i së martës u anulua. Në Zarfin e Zi, që u lexua nga Rikja, shkruhej:

Banorë, Big Brother nuk ju paralajmëron më. Televotimi anulohet, flasim të martën…

Gjatë pasdites së djeshme ka pasur tensione mes Françeskës dhe Sarës, për shkak të një veprimi që kjo e fundit bëri. Gjithçka nisi pasi Sara i mbylli derën e tualetit Françeskës, gjatë kohës që ajo ishte brenda. Më pas ajo ka tentuar të dalë dhe në një moment e ka shtyrë, por edhe Sara ka vepruar në të njëjtën mënyrë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49523 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE