Përse gratë shtatshkurtra humbasin peshë trupore më ngadalë…

vovalbania March 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përse gratë shtatshkurtra humbasin peshë trupore më ngadalë…

Gratë shtatshkurtra kanë masë më të vogël indesh të cilën përbëjnë muskujt, organet, kockat, indet lidhore, pra të gjitha ato që nuk janë yndyra dhe ujë. Këto gra kanë metabolizëm më të ngadalshëm dhe më vështirë dobësohen. Të paktën këtë ka pohuar Dr.Kreg Primac, kryetar i Shoqatës Mjekësore të Obezitetit të SHBA-së.

Sa më i vogël të jetë trupi, më pak energji i nevojitet. Nga ajo masë e përgjithshme varet shpenzimi i kalorive. Sa më e madhe të jetë masa, personit i nevojitet edhe sasi më e madhe e kalorive për funksionimin e metabolizmit bazal dhe anasjelltas. Hulumtimet e publikuara në revistën mjekësore “PLUS ONE” kanë treguar që gratë shtatshkurtra kanë më pak organe vitale nga ato shtatlartat, përkatësisht madhësinë e organeve proporcionalisht me madhësinë e trupit.

Dhe sikur kjo të mos jetë e mjaftueshme kanë edhe më pak muskuj, prandaj dihet që muskujt shpenzojnë më shumë kalori se sa yndyra. Mirëpo, nëse jeni shtatshkurtër, mos u pikëlloni, sepse ekzistojnë mënyrat se si mund “ta mashtroni” natyrshëm metabolizmin e ngadalshëm.

Disa nga këshillat për gratë shtatshkurtra janë të ndiqni sinjalin e ngopjes dhe urisë dhe pushoni të hani kur ndieni që keni ngrënë mjaftueshëm dhe mos u krahasoni me miket tuaja shtatlarta apo me anëtarët e familjes. Madhësinë e organeve nuk mund ta ndryshoni, mirëpo sasinë e muskujve po.

Dr. KregPrimac këshillon që në rutinën tuaj të ushtrimeve ta kombinoni edhe trajnimin e forcës, ai konstaton që është më mirë të ngrini një peshë më të rëndë një herë, se sa ushtrimet me pesha të lehta t’i përsërisni disa herë. Kur përpiqeni të zvogëloni marrjen e kalorive, shtoni marrjen e proteinave, sepse ato japin ndjenjën afatgjatë të ngopjes dhe stabilizojnë sheqerin në gjak. Kujdes me marrjen e vitaminave dhe mineraleve disa regjime dietale kanë mungesë të nutrienëve të rëndësishëm, mungesa e të cilëve mund të rrezikojë shëndetin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE