“La boksierin për Bardhin”, Sara i përgjigjet deklaratës së Stresit

vovalbania March 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“La boksierin për Bardhin”, Sara i përgjigjet deklaratës së Stresit

Teksa ishte i ftuar pak kohë më parë në “Fan Club”, Stresi ka bërë një reagim në lidhje me veprimet e Sarës brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Ai u shpreh ashpër pasi tha se modelja ka lënë jashtë një lidhje me boksierin dhe se ai me besim e kishte lejuar të hynte brenda, ndërkohë që ka krijuar një raport të ri me Bardhin.

Sara Gjordeni, e ftuar në “Shqipëria Live”, ka reaguar për këtë deklaratë, të cilën e quan të turpshme, pasi tregon se e ka mbështetur në rrugëtimin e tij në Big Brother dhe për hir të miqësisë së përbashkët nuk duhet të kishte reaguar.

“Arkimedi, jo stresi, sepse ne njihemi nga njerëz të përbashkët, që ai ka shumë respekt. Nuk e kam kuptuar guximin e Arkimedit për këtë fjalë. Së dyti më ka një borxh sepse nuk më ka njohur në marrëdhënie me Jurgenin, unë e kam mbështetur në Big edhe e kam votuar. Votat për të janë në telin tim. Duhet t’i vijë turp për atë deklaratë. Do kem një bisedë për të sepse është e pavend. Ai e di shumë mirë që ka impakt dhe ka gjetur guximin që të më akuzojë që kam dashur të marr famë. Ai e di shumë mirë për projektet që më ka ofruar dhe i kam refuzuar, Arkimedi për hir të miqësisë sime ndaj tij dhe ndaj njerëzve të tij të përbashkët, nuk duhet të më kishte goditur”, u shpreh Sara.

Ish-konkurrentja u eliminua nga BBV, pasi shtyu Françeskën në tualet, pas një debati që përfundoi me ofendime të rënda.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE