“Mendje perverse, t’ju vijë turp…”/Sara Gjordeni sqaron raportin me Meritonin!

vovalbania March 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mendje perverse, t’ju vijë turp…”/Sara Gjordeni sqaron raportin me Meritonin!

Sara Gjordeni u përjashtua mbrëmjen e djeshme përfundimisht nga loja e “Big Brother VIP 3”, pas aktit dhunues të saj ndaj Françeska Muratit. Kujtojmë se gjithçka nisi pasi kjo e fundit e ofendoi dhe Sara tentoi të futej në tualet teksa Françeska ndodhej aty që të shkonin në nominim së bashku, por përplasja mes tyre degradoi në konfrontim fizik.

Mbrëmjen e djeshme, u mor vendimin për përjashtimin e Sarës nga gara dhe pasi iu njoftua vendimi, ajo vendosi të takonte vetëm partnerin, Bardhin dhe moderatorin Meriton Mjekiqi. Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo ka reaguar në rrjetet sociale ku shprehet se veprimi ndaj Françeskës ishte një akumulim ofendimesh nga ana e ish-Missit, duke shtuar se i qëndrimi i saj në lojë ishte i padrejtë.

Por jo vetëm kaq, pasi ajo ka sqaruar edhe raportin me Meriton Mjekiqin, pas aludimeve në rrjet rreth afrimitetit të tyre, duke shtuar se i ka qëndruar pranë për shkak se moderatori nuk ndihej mirë. Ish-banorja e “BBV” u drejtua duke thënë “turp t’ju vijë mendje perverse”, teksa theksoi se ajo, Bardhi dhe Meritoni ishin i vetmi grup real brenda shtëpisë.

PËR MERITONIN;

Po shoh komente. TURP! Unë, Bardhi, Meritoni nëse nuk e keni ndjekur 24/7 ishim i vetmi grup REAL ditët e fundit në shtëpi. Madje i vendosem emër: #PaPanik. Meritoni ditët e fundit ka qenë mëse i sëmurë, me infuzione dhe pa imunitet, përpara ‘prime’ pati edhe një episod ku u ul në tokë në dush dhe mendoi se i ra të fikët. Gjithashtu, u ndje i tradhtuar nga shtëpia me situatën e rripit, ku as Ilnisa nuk i doli në krah, e të vetmit që i ndenjëm pranë isha unë dhe Bardhi. Kjo shpjegon afërsinë tonë. Mendjeve perverse thjesht t’ju vijë turp.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50883 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE