“Pëlqej Meritonin…”/Gabriela Arapi analizon çiftin Meriton-Ilnisa dhe jo vetëm…

vovalbania March 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Pëlqej Meritonin…”/Gabriela Arapi analizon çiftin Meriton-Ilnisa dhe jo vetëm…

Të ftuar në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë Aldor Nini dhe Gabriela Arapi për të dhënë mendimin e tyre në lidhje me debatin mes Sarës dhe Françeskës në shtëpinë e BBV, ku Vëllai i Madh vendosi për përjashtimin nga gara të Sarës. Gjithashtu është diskutuar në studio edhe për arsyen se pse Aldor Nini, i cili ishte një nga emrat më të diskutuar që do bëhej pjesë e shtëpisë nuk hyri.

Gabriela, konkurrente në emisionin “Për’Puthen” zbuloi edhe emrin e banores së saj të preferuar në këtë edicion.

Unë kisha në fillim Ledionën por me veprimin që bëri me lojën që futi vajzën në mes, aty sikur uli pak pikë. Ka filluar po më pëlqen Egla, ka filluar t’i përdorë ato personalitetet e saj. Po luan me nervat e tyre, BBV lojë nervash është, më i duruari i fituari. 

Ajo së fundmi ka deklaruar se nëse do të futej në shtëpinë e “Big Brother VIP” do të ndante Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli. Ka zgjedhur pikërisht këtë çift pasi moderatori e intrigon atë, por edhe sepse do të futej me strategji dhe do të bënte një bujë të madhe në median rozë.

Në lidhje me këtë Eni Shehu e pyeti se pse nuk i pëlqejnë dhe ajo u përgjigj duke thënë se:

Gabriela: Më duket sikur nuk përshtaten fare me njëri-tjetrin, më duken shumë pole të kundërta fare. Unë pëlqej Meritonin kam thënë.

 Eni: Çfarë ke kundër Ilnisës?

Gabriela: Nuk kam asgjë kundër. 

Elona: Thjesht që është i lidhur, donte ta kishte beqar të tërin për vete…

Gabriela: Meqë nuk qullosa gjë andej nga “Për’Puthen” thashë hajt…(qesh)

Elona: Vazhdon të kesh pëlqim për Meritonin?

Gabriela: Po, vazhdoj. 

Elona: Nuk është se ndonjë djalë tjetër ta ka prishur mendjen?

Gabriela: Jo. Kush do ma prishë mendjen?

Elona: Bardhi?

Gabriela: Jo, duket shumë i urtë. Është djalë i mirë por…

Elona: Romeo?

Gabriela: Jo, fare. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50585 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE