Pyetja e Rozës m’u duk si shprehja “A ke Zot”?/Balerina e njohur Olta Ahmetaj komenton sherrin e mikes së saj me Eglën dhe jo vetëm!

vovalbania March 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pyetja e Rozës m’u duk si shprehja “A ke Zot”?/Balerina e njohur Olta Ahmetaj komenton sherrin e mikes së saj me Eglën dhe jo vetëm!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio koreografja dhe balerina e njohur Olta Ahmetaj e cila njëkohësisht është edhe mikesha e banores së “BBV”, Roza Lati. Si po i duket loja në tërësi e banorëve Oltës?

Asnjëri nuk është ashtu përjashta me aq energji negative, që të kenë tendenca negative kundrejt njëri-tjetrit dhe habitem nga se ka ardhur kjo tendencë. Egla i ka kaluar të gjitha caqet, edhe një fëmije kur ia thua mos e përdor atë fjalën nuk e përdor më. Roza deri tani ka bërë pyetje provokuese por duke pasur parasysh profilin e Rozës, qëllimi i saj është të ngacmojë personazhe publike.

Debati mes Rozës dhe Eglës? Olta komenton:

Pyetja e Rozës nuk m’u duk tendecioze, m’u duk pak a shumë si shprehja “A ke Zot”?. Ne jemi rritur në lagje dhe gjithmonë kemi pasur një grua pa fëmijë që na çante topat. Unë jam një tip që nuk prekem kollaj por pasi jam bërë nënë kam ndryshuar. Në momentin që bëhesh me fëmijë do i kesh lotët pa buton, fëmija të zbut, të jep një botëkuptim tjetër. Pyetja e Rozës ishte pyetje me mllef jo tendencioze.

Largimi i Sarës nga shtëpia e “BBV”, si e komenton Olta?

Sara bëri një veprim që do merrte ndëshkim, gënjeu veten që thonte nuk e preka me dorë Françeskën. E bindi dhe veten, kjo është deluzionale.

Loja e Romeos brenda shtëpisë parë nga sytë e Oltës?

Romeo nuk është në potencialin e tij të plotë, jashtë ai është i pari që shkon me vrap drejt lojës, drejt së qeshurës, është i përfshirë shumë në shoqëri. Realisht nuk po qesh aty brenda siç nuk po e bën as Roza. Edhe Roza është shumë rehat jashtë, shumë e çiltër dhe nuk e ka atë agresivitetin që po shfaq aty brenda. I kam njohur ne disa rrethana dhe kushte ekstreme. Aty brenda vetëm Roza ka kërkuar falje, asnjë tjetër.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE