Akuza sërish ndaj Chiara Ferragni, thuhet se ka gënjyer në intervistën e fundit

vovalbania March 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Akuza sërish ndaj Chiara Ferragni, thuhet se ka gënjyer në intervistën e fundit

Revista “Mow” ka marrë në intervistë eksperten italiane të kriminalistikës Anna Vagli për të analizuar gjuhën e trupit të Chiara Ferragni në intervistën e fundit që u kritikua nga fansat online.

Për të, influencuesja e modës nuk ishte e besueshme dhe e sinqertë në disa momente të intervistës, sidomos kur foli për Fedez.

“Kur u pyet për Fedez ajo tha se nuk është mbyllur akoma çdo gjë. Por mbylli sytë. E analizuar nga këndvështrimi i gjuhës së trupit ky veprim tregon që ajo po gënjente. Disa herë ul shikimin, ngre shpatullat pa vullnet dhe me të gjitha këto ajo po tregon mungesë konsistence. Në disa raste, Chiara ul zërin me një ton”, shprehet ekspertja.

Ajo thekson se sytë e Ferragnit mbyllen edhe kur flet për bamirësinë, por në atë moment ajo bën edhe një gabim tjetër duke përsëritur fjalë të caktuara shumë shpesh.

Kjo, sipas Vagli është shenjë e pastër e gënjeshtrës dhe gabim fatal në komunikim. Anna thotë se Chiara u vesh me të zeza për të pastruar imazhin e saj dhe për po të njëjtin arsye nuk veshi asgjë nga marka e saj. Qëllimi është të transmetohet seriozitet dhe kthjelltësi.

Mesa duket, teoritë për këtë intervistë të Chiara Ferragnit jo vetem nuk do shuhen, por do të shtohen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50115 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE