“Komiteti i CoE-PACE vendosi të mbështesë kalimin e Shqipërisë në fazën e dialogut të postmonitorimit”, Hasani: Vendimi, tregues i qartë i progresit të vendit!

vovalbania March 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Komiteti i CoE-PACE vendosi të mbështesë kalimin e Shqipërisë në fazën e dialogut të postmonitorimit”, Hasani: Vendimi, tregues i qartë i progresit të vendit!

Komiteti Monitorues i CoE-PACE ka vendosur të mbështesë kalimin e Shqipërisë në fazën e dialogut të postmonitorimit.

Sipas ministrit të Jashtëm, Igi Hasani, kjo ndodh pas 29 vitesh të gjata nën monitorim të plotë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, që nga anëtarësimi i Shqipërisë në këtë Organizatë në vitin 1995.

“Lajm i mirë nga Pace_News! Pas 29 vitesh të gjata nën monitorim të plotë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, që nga anëtarësimi i Shqipërisë në këtë Organizatë në vitin 1995, Komiteti Monitorues i CoE-PACE ka vendosur të mbështesë unanimisht kalimin e Shqipërisë në fazen e dialogut te postmonitorimit. Ky vendim është një tregues i qartë i progresit të konsiderueshem të Shqiperise në forcimin e shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Ne rikonfirmojmë përkushtimin tonë për të përmirësuar më tej standardet tona demokratike, ndërsa perparojme në mënyrë të qëndrueshme në rrugën evropiane që qytetarët shqiptarë meritojnë”,sipas postimit të ministrit Hasani.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE