Kylie Jenner i jep fund lidjes me Timothee Chalamet?

vovalbania March 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kylie Jenner i jep fund lidjes me Timothee Chalamet?

Fansat e miliarderes Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet kanë shprehur shqetësimin se dyshja janë ndarë. Ylli i “The Dune: Part Two” dhe 26-vjeçarja nuk janë parë së bashku në publik që nga janari, duke bërë që disa nga ndjekësit e tyre të besojnë se i kanë dhënë fund lidhjes. Çifti u komentua shumë kur u shfaqën në ceremoninë e 81-të të “Golden Globe Awards” në hotelin Beverly Hilton në fillim të janarit, megjithatë ata nuk janë parë më së bashku që atëherë.

Dyshja e njohur Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner janë shfaqur gjithmone shumë të dashuruar me njëri-tjetrin në çdo dalje publike të tyren. Por mesa duket familja e Chalamet është e shqetësuar për ndikimin që miliarderja Jenner mund të ketë tek djali i tyre.

“Ajo që përfaqëson Jenner dhe familja e saj, shpenzimet e tepërta, operacionet plastike, mungesa e arsimit është në kundërshtim me vlerat e tyre”,-tha një burim i afërt me nënën dhe babain e aktorit. Nëna e Chalamet, Nicole Flender është mësuese ndërsa babai Marc Chalamet shkrimtar dhe gazetar.

Edhe motra e Chalamet-it, Pauline Chalamet, ka bërë një postim ku shprehej kundër jetës luksoze të Jenner. “Nëse puna juaj kërkon një diplomë fakulteti, ju duhet të jeni në gjendje të shlyeni pagesat e kredisë studentore si shpenzim biznesi, ashtu si CEO-t shlyejnë avionët e tyre privatë dhe jahtet për punët e tyre që nuk kërkojnë asnjërën”,-shkruhej në postimin e shpërndarë nga motra e aktorit të famshëm. Nga ana tjetër motrat dhe nëna e Kylie Jenner kanë qenë kaq mikpritëse për Timothée.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE