Babai i saj feston ditëlindjen, Rita Ora kthehet pas në kohë dhe i bën urimin e veçantë

vovalbania March 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë është? Rita Ora e nis vitin 2024 me një tatuazh të ri në trupin e saj…

Babai i këngëtares së famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, Besnik Sahatçiu feston ditëlindjen.

E në këtë ditë të veçantë për të, artistja ka bërë një postim të bukur në rrjetet sociale, ku e ka uruar të atin me fjalë të ndjera.

Rita është kthyer pas në kohë duke publikuar një foto me babain e saj kur ka qenë fëmijë, dhe krahas saj ka treguar rëndësinë e të atit në jetën e saj.

Ylli me famë botërore zgjodhi një fotografi të përbashkët, kur ajo ishte e vogël, e ulur mbi supet e të atit.

“Urime ditëlindjen babi. Je njeriu më i mirë dhe frymëzues. Faleminderit që ke qenë gjithmonë për ne”, ka shkruar Rita bashkëngjitur me foton e postuar në “Instastory”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50774 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE