Shuhet në moshën 22 vjeçare ylli i TikTok-ut Leah Smith, vuante nga një sëmundje e rëndë!

vovalbania March 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet në moshën 22 vjeçare ylli i TikTok-ut Leah Smith, vuante nga një sëmundje e rëndë!

Fatkeqësisht është ndarë nga jeta në moshën 22-vjeçare Leah Smith, një TikToker-e njohur për bërjen publike të betejës së saj me një formë të rrallë të kancerit të kockave. Smith, nga Liverpooli, kishte sarkomën e Ewing të fazës së katërt, e cila prek vetëm 225 njerëz nën moshën 18 vjeç çdo vit në SHBA.

Me kalimin e dimrit, gjendja e saj u përkeqësua, duke e dërguar Smithin në spital për javë të tëra. Megjithatë, edhe gjatë trajtimeve të saj të fundit, Smith u përpoq të qëndronte pozitive.

Ajo tregoi me kënaqësi se si mamaja dhe shoqja e saj më e mirë Vikki e kishte dekoruar dhomën e saj të spitalit. Smith ndau një përditësim tronditës më 18 shkurt, duke u thënë ndjekësve të saj se mjekët thanë se nuk ka kuptim të përpiqem të më japin më shumë antibiotikë dhe lëngje sepse thjesht nuk po funksionon më.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50104 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE