Dinamika e vrasjes së Grei Bihucit/Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i 19-vjeçarit në Fier!

vovalbania March 14, 2024 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Dinamika e vrasjes së Grei Bihucit/Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i 19-vjeçarit në Fier!

Detaje të reja nga vrasja në Fier më 11 mars e Grei Bihucit, pas një sherri banal. Sot jepet masa e sigurisë për dy të arrestuarit, Florjan e Klajdi Muka. Ngjarja e rëndë kriminale ndodhi në fillimjavë, në qendër të qytetit jugor. Prokuroria kërkon arrest me burg për dy të rinjtë e akuzuar për “Vrasje  me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Në lidhje më motivin dhe dinamikën e ngjarjes më 11.03.2024, sqarojmë së shtetasi Florjan Muka, autori i ngjarjes ka sqaruar se para tre muajsh, te këndi i lojrave në qendër të qytetit të Fierit ka dhënë thikën e përdorur në ngjarje pas kërkesës së tij, shtetasit Auron Çelaj, me të cilin ka patur njohje para dy vitesh. Çelaj ia kishte kërkuar për ta mbajtur 2-3 ditë dhe më pas do t’ia kthente, por kishin kaluar diku te dhjetë ditë dhe shtetasi Auron nuk ia jepte thikën.

Ata janë takuar përsëri te këndi i lojrave dhe Auroni ka refuzuar t’i kthejë thikën e aty janë fjalosur me njëri-tjetrin më fjalë fyese. Dy ditë më vonë, Auroni e ka marrë në telefon Florjanin dukë i thënë: “Hajde te hotel Fieri që të marrësh thikën!”. Florjani ka shkuar me vëllanë e tij të mitur, Mandi Muka dhe janë takuar më Auronin, i cili ka qenë i vetëm dhe i ka dhënë thikën Florjanit pa bërë debat.

Pas 10 ditësh që ka marrë thikën, Florjani bashkë me vëllanë e tij Mandi Muka kanë shkuar përsëri te lodrat. Një shoku i Fatjonit që gjendej të lodrat, i quajtur Fabio, 17 vjeç i ka thënë që hajde se ka njëri problem me ty dhe të tre së bashku vajtën për të takuar personin që tha Fabio. Personi që donte të takohej më të e quanin Blerim, i cili ishte me një person tjetër që Florjani nuk e njihte.

Takimi është bërë po te lodrat, në qendër të qytetit. Janë takuar Florjani, Mandi dhe Fabio. Florjani kishte problem me Blerimin dhe shokun e tij që e akuzonin se kishte sharë Auronin, por Florjani shprehej se me Auronin e ka sqaruar dhe janë shokë.

Florjani tha se Blerimi dhe shoku i tij i thonin të kërkonte falje, por ai nuk e bëri se nuk kishte arsye.

Ata morën në telefon një person me emrin Nebi Alimadhi dhe i thanë që hajde këtu se kemi një problem. Brenda 5 minutave erdhi personi me emrin Nebi Alimadhi, i cili sa erdhi filloi të më shante mua dhe vëllanë tim. Në moment, unë nuk kisha gjë me vete dhe nuk bëra zë. Ata më fyen e më goditën me pëllëmbë nga veshi, Blerimi, Nebiu dhe shoku i tyre. Aty përmenda dhe emrin e kushëririt tim Klajdi Muka, i cili njihej me këta të tre dhe është në shkollë te “Petro Sota”.

Më 10.03.2024, rreth orës 12:00, Florjani më vëllanë e tij Mandi, shkuan për xhiro te shkolla “Naim Frashëri” ku rastësisht panë Nebi Alimadhin dhe Florjani u kujtua që Nebiu e kishte kapur prej veshi dhe e thërriti t’i afrohej. Nebiu ishte me dy shokë.

Vëllai im Mandi e goditi me grusht Nebiun. Në moment, unë nxorra thikën dhe ata dy të tjerët ikën me vrap. Nebiu ndenji në vend dhe unë e qëllova me grushta. Mora thikën për ta trembur dhe Nebiu iku me vrap, e ndoqa nja dhjetë metra. Pas kësaj, në datën 10.03.2024, Nebiu më mori në telefon në Instagram dhe më tha që hajde më kërko falje se të dy kemi faje.

Unë nuk vajta dhe e lamë për në datë 11.03.2024 të takohemi. Në datën 10.03.2024, mora në Snapchat, Klajdin dhe i thashë të takonim Nebiun e ta mbyllim këtë problem.

Në datë 11.03.2024, Florjani komunikoi në Snapchat më Klajdin, i cili kishte thikë me vete. Ata u takuan me Nebiun e kushëririn e tij te lodrat. Florjani i ka thënë Nebiut se nuk ka shkuar për sherr.

Hajde, t’ju kërkoj falje dhe ta mbyllim!

Nebiut i shkuan për ndihmë edhe tre shokë të tjerë. Sipas Florjanit, teksa sqarohej me Nebiun, ata e kanë goditur nga pas kokës më grusht apo me dorezë hekuri.

Aty unë nxorra thikën nga brezi dhe godita personin që më qëlloi me grusht, e përplasa te një makinë dhe e godita më thikë. Ky ra në trotuar (Grei Bihuci) dhe një shoku i tij (Olti Serjanaj) mori një kallam të gjatë e më frikësoi mua. Unë ika më vrap nga ana lumit, pastaj dëgjova sirenat e policisë dhe ndalova.

Sqarohet se fillimisht, personi i përfshirë në këtë sherr ishte Auron Çelaj, i cili ka mbajtur thikën e Florjanit. Personi që zgjati sherrin ka qenë Nebi Alimadhi, Florjani dhe vëllai i tij Mandi Muka.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 58476 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE