“Më kërkoi favore seksuale në këmbim të…”, Egla Ceno bën deklaratën e fortë

vovalbania March 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Më kërkoi favore seksuale në këmbim të…”, Egla Ceno bën deklaratën e fortë

Egla Ceno gjatë pyetjeve të zhvilluara në sfidën e “Thuaje ose Pije” të “Vëllait të Madh”, ka treguar se kur ka qenë në një moshë të re, i kanë kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

“A të ka kërkuar ndonjëherë favor seksual shefi?”, ishte pyetja që iu drejtua banorëve, ndërsa Egla tregoi historinë e saj kur sapo kishte mbaruar akademinë, që sipas saj punëdhënësi që ajo shkoi për të kërkuar punë ka qenë shumë i drejtpërdrejtë në këtë aspekt.

“Po kërkoja punë nëpër Tiranë dhe shkoj te piramida ku punonte një person që sot e shfaq fytyrën e vet në një televizion tjetër bashkë me një kolegun tim.

Në kërkesën time për punën ai tha “po varet”, ka qenë shumë i drejtpërdrejtë. Kam ikur nga sytë-këmbët e tij sepse isha shumë e vogël, sapo kisha mbaruar akademinë. Këta mesa duket mjafton që të jesh femër dhe e provojnë”-tregoi aktorja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49591 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE