Shënon rekord botëror boronica më e madhe në botë!

vovalbania March 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shënon rekord botëror boronica më e madhe në botë!

Një fermë australiane ka shënuar rekord të ri botëror për kultivimin e boronicës më të madhe në botë. Boronica e cila peshon 20.4 gramë dhe është pothuajse 4 cm e gjerë, është ruajtur në frigorifer që nga nëntori i vitit të kaluar. Me madhësi, është rreth 10 herë më e madhe se një boronicë mesatare. Titulli më parë mbahej nga një boronicë 16.2 gramë e rritur në Australinë Perëndimore.

Ky lloj fruti është pjesë e përpjekjes së Costa Group për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve për boronica më të mëdha. Edhe pse shpresonin në rezultate të mira, ekipi i Brad Hocking përsëri janë mahnitur kur e kishin vënë re se sa po rriteshin frutat e tyre. “Fruti që theu rekord ishte padyshim i madh, por ne do mund të kishim zgjedhur edhe 20 të tjerë ose më shumë që do të kishin thyer rekordin e mëparshëm botëror”,-tha Hocking. Pas 12 javësh, boronica u çertifikua nga Rekordet Botërore Guiness si më e madhja ndonjëherë.

Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe shumë të shëndetshme. Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe mendjes sonë. Boronica ndihmon trurin dhe zemrën, mbron sytë dhe lëkurën. Antioksidantët që gjenden te boronicat, sidomos ato që rriten të egra në tokat shqiptare, janë aq të forta sa janë të afta për të neutralizuar radikalet e lira që lidhen me zhvillimin e disa sëmundjeve kardiovaskolare apo tumorale.

Ato kanë kapacitetin më të lartë antioksidant ndër të gjitha frutat dhe perimet që konsumojmë zakonisht. Boronicat ulin edhe dëmtimin e qelizave. Kjo ndihmon shumë në mbrojtjen kundër plakjes dhe ndaj tumoreve. Dëmtimi i qelizave është pjesë e jetës së përditshme. Madje kjo ndodh dhjetra mijëra herë në ditë, në çdo qelizë të trupit. Dëmtimi i qelizave është pjesë e arsyes që ne plakemi më herët apo më vonë dhe ky dëmtim luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sëmundjeve tumorale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48932 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE