Me pjesëmarrjen e veçantë të fituesit në fuqi, Luiz Ejlli! Ndiqni pas pak LIVE spektaklin e “Big Brother VIP”!

vovalbania March 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Me pjesëmarrjen e veçantë të fituesit në fuqi, Luiz Ejlli! Ndiqni pas pak LIVE spektaklin e “Big Brother VIP”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”.

Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” dinamikat dhe debatet sa vinë e shtohen, teksa banorët janë përballur me sfida të shumta. Zgjedhja e Romeos lider e ka kthyer gjithë shtëpinë kundër tij! Nuk ka qetësi as për Heidin! Dy miqtë e dikurshëm Romeo dhe Meriton tashmë kundërshtarë! Çfarë do të ndodhë mes Rikes dhe Eglës? Me pjesëmarrjen e veçantë të fituesit në fuqi, Luiz Ejlli!

Për këto dhe shumë të tjera, do të keni mundësi ta ndiqni spektaklin LIVE, në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2“, si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube. “Big Brother Vip” sonte, në drejtimin e Ledion Liços, ora 21:00, vetëm në Top Channel!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE