“Jul Deda është impulsiv, aty është përmbajtur…”/ Endrik Beba komenton banorët e “BBV3”!

vovalbania March 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Jul Deda është impulsiv, aty është përmbajtur…”/ Endrik Beba komenton banorët e “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Ndërkohë, i ftuar në “Big Brother Radio” ishte ish-banori Endrik Beba. Ai bëri analiza të lojës së banorëve, situatat e “BBV3” e shumë të tjera. Si e komenton ai lojën e Jetmirit?

Kur hyri Jetmiri kisha shumë pritshmëri, por më duket jashtë loje. Më mirë është Vesa sesa Jetmiri.

Lidhur me Jul Dedën, ai shprehet:

Kisha një respekt të imponuar nga jashtë. Si personazh është shumë i madh. Unë e kam ndjekur si artist. Ka shumë për të dhënë. Di që është impulsiv kur ka argumenta dhe agravon, por aty besoj se është përmbajtur shumë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50112 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE