Opsioni i ri në WhatsApp ju mundëson të veproni njësoj si në Facebook e Instagram!

vovalbania March 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Opsioni i ri në WhatsApp ju mundëson të veproni njësoj si në Facebook e Instagram!

WhatsApp është gati të huazojë një tjetër veçori nga Instagram. Përditësimi më i fundit beta i Whatsapp përfshin mundësinë për të etiketuar kontaktet në Story.

Mbetet e paqartë nëse etiketimet do të jenë të dukshme apo jo për të gjithë kontaktet tuaja, por ata që etiketoni do të marrin njoftime të menjëhershme për përditësimin tuaj. Pra, funksionon në mënyrë të ngjashme si kur etiketoni dikë në postimet tuaja në Facebook dhe Instagram. Ky opsion është aktualisht në zhvillim e sipër, por do të jetë i disponueshëm së shpejti.

Nëse përpiqeni të bëni ‘screenshot” foton e profilit të dikujt, nuk do t’ia dilni për shkak të kufizimeve të reja që ka vendosur WhatsApp nga ku do të merrni vetëm një imazh të ekranit të zi. Personi, fotografia e profilit të të cilit keni dashur të fotografoni ekranin, nuk do të njoftohet për të, por as ju nuk do të merrni rezultatin e dëshiruar.

Nëse dëshironi, mund të rrisni më tej privatësinë pra të kontrolloni se kush mund ta shohë foton tuaj të profilit në aplikacion.

WhatsApp po përpiqet vazhdimisht të përmirësojë përvojën e përdoruesit me opsione të reja. Aplikacioni në pronësi të Meta-s po prezanton një veçori për shfaqjen e bisedave të sigurta.

Ky funksion i ri u zbulua në përditësimin më të fundit beta të WhatsApp për Android 2.24.6.11, aktualisht i disponueshëm në Google Play Store. Qëllimi i kësaj veçorie është ta bëjë më të thjeshtë për ju identifikimin e bisedave të koduara dhe të sigurta. Shpërndarja e këtij funksioni pritet të shtrihet në më shumë përdorues gjatë javëve të ardhshme. Kriptimi luan rol vendimtar në aplikacionet moderne të mesazheve, pasi siguron dhe mbron bisedat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE