U përfol se hyri mes çiftit, Sara Karaj flet për Ilnisën dhe Meritonin: Fusin të tjerët në romancën e tyre…

vovalbania March 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U përfol se hyri mes çiftit, Sara Karaj flet për Ilnisën dhe Meritonin: Fusin të tjerët në romancën e tyre…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Ndërkohë, e ftuar në “Big Brother Radio” ishte ish-banorja Sara Karaj.  Ajo bëri analiza të lojës së banorëve, situatat e “BBV3” e shumë të tjera. Por si i komenton Sara çiftet e shtëpisë? Lidhur me Ilnisën dhe Meritonin ajo ka thënë:

Për pjesën e Ilnisës dhe Meritonit, m’u duk sikur po u interesonte më shumë atyre sesa mua. Donin një person të ri… Tani për momentin, është i përfshirë Romeo, kemi parë çfarë kemi dashur në çift, normalisht duhen dhe njerëz të tjerë të përfshirë në çift… Nuk mund të hyj te ndjenjat, te dashuria e vërtetë që është shumë e vështirë për ta matur, por mendoj që Ilnisa dhe Meritoni e shohin më të fort veten kur janë bashkë. Por fusin edhe të tjerët në romancën e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49340 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE