“Ka 10 vjet, s’ka mësuar asgjë nga televizioni…”/ Juli debaton ashpër me Romeon!

vovalbania March 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ka 10 vjet, s’ka mësuar asgjë nga televizioni…”/ Juli debaton ashpër me Romeon!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Kujtojmë, se debate të shumta ka patur mes Julit dhe Romeos, teksas ato nuk kanë munguar as gjatë prime të sotëm.

Juli: Ai që e barazoi nuk isha unë por Vëllai i Madh që tha se ushqimi është shpërdoruar vazhdimisht. Këtu janë bërë 6 veprime të tilla. Është bërë mullar dhe ndaj ka ardhur ky zarf. Veprimi i Romeos është i njëjtë, është shpërdorim produkti.

Romeo: Si është njësoj more, si është, ma shpjego?

Juli: A ka mundësi ta qepësh gojën dhe të flas unë? A ka mësuar ndonjë gjë nga televizioni ky more? Ka 10 vjet, s’ka mësuar asgjë. Tani për mendimin tim, një vezë e shpërdoruar nga Ledjona, është njësoj me orizin e shpërdoruar nga Romeo dhe nga uji i shpërdoruar nga të tjerët. Pas zarfit, ky më tha e ka ky fajin. Ky më fut sepse do që unë të dënoj Ledjonën. Po kush jam unë ta dënoj? Jam banor i barabartë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49399 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE