Ish-banorja e BBV dhe biznesmeni i njohur bënë publike lidhjen, por si ishte reagimi i vajzës së saj?

vovalbania March 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ish-banorja e BBV dhe biznesmeni i njohur bënë publike lidhjen, por si ishte reagimi i vajzës së saj?

Nutricionistia e njohur dhe ish-banorja e “BBVIP”, Diola Dosti ka konfirmuar mbrëmjen e djeshme historinë e re të dashurisë, lidhjen e përfolur më parë edhe në media me biznesmenin nga Kosova, Erolld Belegu. E ndërsa reagimet në rrjetet sociale kanë qenë shumë të mira dhe Diola duket se ka marrë pafund urime, ka tërhequr vëmendjen reagimi i vajzës së madhe të nutricionistes, Blezës.

Kështu, Bleza, e cila është njëra nga 3 vajzat që Diola ka nga martesa e parë, ka bërë një postim në Instagram-in e saj, që normalisht është privat, por “dedektivëve” të rrjeteve sociale nuk i shpëton asgjë dhe duket se reagimi për lidhjen e re të së ëmës është shumë pozitiv.

Ajo ka ripostuar një InstaStory të Belegut, ku shfaqet ai duke i kapur dorën së ëmës në shenjë dashurie, dhe e ka shoqëruar foton me dy zemra, duke dhënë kështu “bekimin” e saj për këtë lidhje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49622 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE