Reagon vëllai i Eglës pas akuzave për ngacmim seksual

vovalbania March 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reagon vëllai i Eglës pas akuzave për ngacmim seksual

Vëllai i Egla Cenos, Beso, i ka reaguar së fundmi deklaratës së aktores pasi tha se 25 vite më parë është ngacmuar seksualisht.

I ftuar në një lidhje me Skype për “Wake Up”, ai tregoi se nuk ka qenë në dijeni për këtë.

“Nuk isha në dijeni të kësaj, kam parë shumë pak video. Sepse jam deri vonë në darkë i zënë. Unë personalisht jam një djalë i larguar herët nga Shqipëria. Jam pak tradicional, më shumë se rinia ime. I mbështes shumë kauzat e femrave, edhe për shkak të Eglës. Kam mësuar shumë prej saj. Duhet të kesh informacione para mbi të tilla gjëra dhe nuk mund të flas shumë. Ajo do të më ketë përkrah, do i qëndroj gjithmonë pranë. Këto janë tema që prekin gjithë shoqërinë tonë”, tha Beso.

Sa i përket deklaratës së Eglës, personazhe të shumtë e kanë shprehur hapur mbështetjen për të, duke përmendur më të fundit, moderatoren Einxhel Shkira.

Gjithashtu, edhe një ish-punonjëse e “Top Channel” ka dalë si dëshmitare për akuzat ndaj Saimirit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49280 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE