Gazmend Ujkashi për imitimin e tij në “Portokalli”: “Më ka mbetur vetëm një merak…”!

vovalbania March 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gazmend Ujkashi për imitimin e tij në “Portokalli”: “Më ka mbetur vetëm një merak…”!

Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Me telefonata do i jepet mundësia kujtdo që të komentojë ngjarjet nga spektakli, nga përditshmëria. Të ftuar në episodin e sotëm të emisionit “Big Brother Radio” së bashku me Elona Duron dhe Eni Shehun kanë qenë dy ish-banorët e këtij edicioni të tretë të BBV, Lisi Myrta dhe Gazmend Ujkashi për të folur më shumë rreth dinamikave të fundit të ndodhura në shtëpinë e BBV!

Përsa i përket daljes së tij nga edicioni i këtij viti, Gazi u shpreh:

Unë e ndjeja veten shumë rehat aty, sepse unë ndonjëherë ndaloj ndonjë tip interesant në rrugë dhe bisedoj. Më kap çuni e më tërheq e thotë ‘ec o ba’. Kurse aty i kisha të gjithë, s’kisha nevojë të kërkoja. Edhe rrija kënaqesha. Por më ka mbetur merak vetëm një gjë. Se kam parë që, tani unë i kam shumë qejf meme-t dhe nuk diskutohet, por kam parë që çuditërisht, ja ta konfirmojë edhe Lisi, unë jam njeriu që flija më pak gjumë në shtëpi. Dhe mua më kanë nxjerrë si gjumash. E mban mend Lis? Unë isha problemi për të fjetur gjumë.

Në përditësim…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE