Rikthehet telefoni legjendar Nokia 3210!

vovalbania March 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rikthehet telefoni legjendar Nokia 3210!

HMD njoftoi një telefon të ri Nokia që do të dalë në muajin maj dhe një postim i ri në rrjetin social X jep një ide se çfarë pritet. Postimi ka një ilustrim dhe një lidhje me faqen që sugjeron se bëhet fjalë për një ditëlindje dhe vetë postimi është postuar më 18 mars, ditëlindja e 25-të e Nokia 3210.

An icon returns this May. #Nokiaphones

Be first to hear more: https://t.co/2P7IwyjzpA pic.twitter.com/lIRBu9YF7v

— HMD (@HMDdevices) March 18, 2024

Telefoni legjendar i hapi rrugën Nokia 3310, i cili u bë një legjendë në industrinë e telefonave. HMD ka të ngjarë të ofrojë më shumë të dhëna në periudhën e ardhshme, të cilat do të konfirmojnë ose mohojnë teorinë popullore. Ndërkaq, gjiganti finlandez i telekomunikimeve, Nokia, do të shkurtojë mes 9.000 deri në 14.000 vende të punës deri në fund të vitit 2026, për të ulur shpenzimet. Njoftimi është bërë pasi kompania ka regjistruar 20% rënie në shitje në periudhën korrik-shtator.

Kompania ia ka atribuuar uljen, zvogëlimit të kërkesës për pajisje të gjeneratës së pestë të komunikimeve (5G) në tregjet e Amerikës Veriore. Aktualisht kompania ka 86.000 punëtorë në gjithë botën, por e ka shkurtuar numrin e stafit që prej vitit 2015. Nokia ka thënë se dëshiron të ulë shpenzimet mes 800 milionë euro deri në 1.2 miliard euro deri më 2026. Megjithatë, nuk ka treguar se cilët sektorë do të preken më shumë.

Ndërkaq, disa muaj më parë Apple dhe Nokia kanë nënshkruar një marrëveshje afatgjatë që do t’i japë Apple qasje në shpikjet e patentuara të Nokia në 5G dhe teknologji të tjera. Dy kompanitë kishin një marrëveshje paraprake licencimi që ishte caktuar të skadonte në fund të vitit 2023 dhe marrëveshja e re do të zëvendësojë atë që po përfundon. Nokia dhe Apple nuk kanë shpallur kushtet e marrëveshjes, por Nokia do të marrë pagesa nga Apple. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48763 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE