Arrestimi i Jorgo Goros, Basha: Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni është Rama…

vovalbania March 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arrestimi i Jorgo Goros, Basha: Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni është Rama…

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha ka reagur pas arrestimit të kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro me urdhër të SPAK, pas kallëzimit të Fredi Belerit.

Basha shkruan me ironi se të gjithë paskan ngrënë fruta duke boshatisur pemtoren, por i zoti s’paska para gjë?

Sipas tij arkitekti i kësaj masakre korrupsioni është vetëm, Edi Rama.

Ai shton se inkurajon SPAK pa asnjë rezervë  në këtë betejë jetike për vendin.

Reagimi:

Dmth këta të gjithë paskan ngrënë mollë, kumbulla e dardhë, paskan boshatis të gjithë pemtoren dhe i zoti s’paska parë asgjë?! A ka shqiptarë që e beson këtë?! Sigurisht që jo.

Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni, nga koncesionet, tenderat e deri tek pasuritë publike, tokat e shqiptarëve, ka vetëm një emër, Edi Rama.

Të gjitha lidhjet të çojnë tek ai. Hetimi i thelluar dhe pa kursyer askënd është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për suksesin e luftës kundër korrupsionit.

Inkurojmë dhe mbështesim pa asnjë rezervë SPAK-un në këtë betejë jetike për vendin.

Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro u arrestua sot me urdhër të SPAK.

Ai akuzohet për “Shpërdorim detyre” pasi dyshohet se gjatë kohës që ka qenë në krye të Bashkisë ka dhënë leje për ndërtimin e një objekti në shkelje me ligjin. Veç tij, gjykata antikorrupsion aprovoi arrest me burg dhe për pronarin e  tokës.

Kurse për tre të tjerë u vendos arrest shtëpie. Hetimet ndaj kryebashkiakut Goro nisën pas një kallëzimi të depozituar nga paraburgimi prej nga rivalit të tij Fredi Beleri, i cili e mposhti në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar. Beleri u dënua për shitblerjet votash dhe njihet si një kryetari i zgjedhur i Himarës, por që për shkak të burgosjes së tij detyrën e kryebashkiakut vazhdonte ta mbante Jorgo Goro. Hetimi ndaj Goros qe me arrestimin e tij, bashkia e Himarës ngelet pa kryetar kulmoi gjatë vjeshtës, atëherë kur veç tij i thirr për tu pyetur edhe investitori strategjik Artan Gaçi bashkëshort i Olta Xhaçkës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48721 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE