Era Istrefi dhe Amir Rrahmani ndahen pas një viti lidhje?

vovalbania March 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Era Istrefi dhe Amir Rrahmani ndahen pas një viti lidhje?

Pas një viti lidhje, po përflitet se Era Istrefi dhe futbollisti i Napoli-t, Amir Rrahmani, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e tyre, shenjat e para të krizës së tyre të lidhjes vijnë nga mediat sociale që janë kthyer në një burim interpretimi të marrëdhënieve ditët e sotme.

Kohët e fundit fansat kanë vënë re se dyshja nuk është shfaqur më bashkë në rrjetet sociale.

Gjithashtu, ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Për t’i vënë kapakun, fshirja e postimeve të tyre të përbashkëta nga Instagrami, ku ata konfirmuan lidhjen një vit më parë, është bërë një tjetër indikator i kësaj ndarjeje.

Vlen të theksohet se protagonistët nuk janë prononcuar si qëndron e vërteta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49388 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE