La “Top Median” per “Ferma VIP”, Fjoralba thumbon stafin e BBV

vovalbania March 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
La “Top Median” per “Ferma VIP”, Fjoralba thumbon stafin e BBV

“Big Brother VIP” këtë vit është komentuar shumë për sherret dhe skandalet mes banorëve, por këto dy fjalë deri tani nuk njihen aspak nga banorët e “Ferma VIP”.

Përkundrazi fermerët kanë treguar qytetari dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin.

Megjithatë opinionistja Sonila Meço u ka thënë mbrëmjen e djeshme në Prime se ata duhet të jenë më konkurrues ndaj njëri-tjetrit pasi nuk po sheh garë.

Menjëherë ka ndërhyrë Albano Bogdo, i cili tha se po e bëjnë garën me qytetari e jo me skandale.

“Ndryshe nga pritshmëritë tuaja ne po e bëjmë garën me super qytetari dhe jemi shumë të sjellshëm. Na jepni dhe sfidat më të vështira, ne prapë do e bëjmë me qytetari. Nuk do lëmë nam duke sharë e të pështyhemi”, tha Albano.

Por edhe një thumb i gjatë nga Fjoralba Ponari nuk mungoi.

Dikur pjesë e Top Channel, ama tashmë Fjoralba iu drejtua fermerëve se me sjelljen e tyre kanë rivendosur standartin e të bërit reality show në Shqipëri.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2024/03/a1fb00db-6be6-4c6b-afa4-e092f2899016.mp4

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE