SHBA, shembet një pjesë e urës në Baltimore/Bien makina në ujë!

vovalbania March 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SHBA, shembet një pjesë e urës në Baltimore/Bien makina në ujë!

Një pjesë e urës Francis Scott Key në Baltimore të Shteteve të Bashkuara u shemb, pasi u godit nga një anije e madhe sot në mëngjes. Nuk raportohet për viktima, por besohet se disa njerëz dhe shumë makina ranë në ujë. Pas përplasjes, mjeti lundrues u përfshi nga zjarri dhe u fundos. Autoritetet e transportit në Maryland njoftuan:

Të gjitha korsitë e urës, nga të dyja drejtimet janë mbyllur për shkak të aksidentit.

All lanes closed both directions for incident on I-695 Key Bridge. Traffic is being detoured. #MDTraffic

— MDTA (@TheMDTA) March 26, 2024

Kryetari i bashkisë së Baltimorës, Brandon Scott, tha se ekipet emergjente janë në vendin e ngjarjes dhe se kanë nisur operacionet e shpëtimit, që siç njoftohet zyrtarisht, janë duke kërkuar së paku shtatë njerëz për të cilët besojnë se ranë në ujë. Informacionin e dha Kevin Cartwright, drejtor për Komunikimin në Departamentin e Zjarrfikësve në Baltimore.

Përqendrimi ynë tani është të tentojmë t’i shpëtojmë këta njerëz.

Zyrtari vuri në dukje se është shumë herët të dihet se sa njerëz janë prekur nga ky aksident, por e cilësoi shembjen si “një ngjarje që edhe mund të ketë shumë viktima”.

Në përditësim…

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE