Rike nxjerr zbuluar sekretin e produksionit, tregon veprimin befasues që ka bërë (VIDEO)

vovalbania March 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mamin e zhgënjeva” Rike rrëfen pengun pas ndarjes nga i dashuri

Aludimet se banorët e BBV3 ,nuk janë plotësisht të izoluar nga të afërmit e tyre jashtë po shtohen dita ditës.

Para pak kohësh, një video virale qarkulloi në rrjet, ku Ilnisa i tregonte Meritonit që gjatë natës nuk kishte qenë në shtëpi.

Videoja hodhi dyshime të forta mbi rregullat e BBV, ku banorët duhet të jenë të izoluar, pa pasur kontakt me askënd dhe asgjë jashtë mureve të shtëpisë.

Por shpeshherë kanë qenë vetë banorët të cilët e kanë pranuar se komunikojnë me familjarët jashtë kamerave.

Në një bisedë të zhvilluar mes Rikes, Rozës dhe Julit pranë pishinës, Rikja iu ka treguar atyre se ka dashur të largohet nga shtëpia pas zënkës me Meritonin, por ka qenë mamaja dhe motra e saj që e kanë bindur të mos e bëjë.

Por ky takim mes tyre nuk ka ndodhur në asnjë Prime deri sot dhe nuk është transmetuar askund, duke hedhur dyshime se ato mund të jenë takuar me kamera të fikura.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2024/03/Snaptik.app_7351309795300805893.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49760 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE