Ju njohim me dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale!

vovalbania March 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju njohim me dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale!

Në një kohë dhe epokë ku gjithçka po shkon drejt digjitalizimit, studuesit kanë vendosur të kuptojnë si ndikon leximi te fëmijët duke parë rezultatet nga leximi në letër te ai digjital. Studimi u publikua nga neuroshkenctarët e Columbia University duke dalë në konkluzionin se leximi i mirë arrihet vetëm kur lexohet në letër, ndryshe nga pajisjet digjitale. Sipas studimit, leximi në letër e detyron fëmijën nga mosha 10 deri në 12 vjeç të jetë më i përqendruar dhe të ndjekë të tjerë mekanizma, në krahasim me ato të të mësuarit nga një pajisje me ekran.

Në studim u vëzhguan 59 fëmijë nga mosha 10-12 vjeç të cilët duhet të lexonin një tekst në të dyja formatet, teksa shkencëtarët kishin vendosur pajisje për të parë aktivitetin në trurin e tyre. Pas leximit, fëmijët duhej të perfomonin disa detyra me pak fjalë për gjykimin e tekstit. Arsyeja pse u përzgjodhën këto mosha është pikërisht sepse konsiderohen kritike për zhvillimin e të lexuarit. Sipas studimit ka një ndryshimi kritik mes të lexuarit për të mësuar dhe të mësuarit për të lexuar.

Një tjetër dallim lidhet edhe me shëndetin e syve, pasi fëmijët që lexojnë në libra, kanë tendencën të kenë më pak probleme të shëndetit të syve. Sugjerohet që libri dhe letra e shkruar të mbahet sa më gjatë në qarkullim, sepse është ndikues i rëndësishëm dhe i dukshëm në perceptimin që ka truri për të thithur informacion. Fëmijët që lexojnë në letër kanë gjykim më të mirë ndaj informacionit që marrin.

Rikujtojmë, se sipas të dhënava nga OBSH rreth 16% e moshave 11 deri në 15 vjeç thonë se kanë qenë viktima të ngacmimeve në internet në vitin 2022, një shifër që shënoi një rritje nga sondazhi i mëparshëm. “Ky raport është një thirrje zgjimi për ne që të luftojmë ngacmimet dhe dhunën kudo dhe kurdo që ndodh”,-tha drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge. Raporti i mëparshëm i sjelljes shëndetësore në fëmijët e moshës shkollore (HBSC), bazuar në të dhënat e vitit 2018, tha se 13% e fëmijëve të kësaj moshe ishin ngacmuar në internet.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48911 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE