Pengmarrje në një kafene në Holandë/Autori thotë se ka eksploziv!

vovalbania March 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pengmarrje në një kafene në Holandë/Autori thotë se ka eksploziv!

Disa persona janë marrë peng në një kafene në qytetin holandez Ede. Lajmin e ka bërë të ditur policia, teksa forcat e rendit evakuan njerëz nga banesat pranë vendit të ngjarjes. Sipas mediave lokale, personi përgjegjës, për rrëmbimin, ende i paidentifikuar, deklaroi se ai ka në zotërim pajisje shpërthyese e kërcënon të bëjë një masakër.

☄️ Hostages & Bombs in #Netherlands – Police Evacuate Surrounding Area

A man has taken 5 hostages in a cafe, claiming he's armed with bombs in the town of Ede.#NetherlandsAuthorities pic.twitter.com/5ZWXp0mnYT

— 𝐂𝐡𝐞 𝐆𝐮𝐞𝐯𝐚𝐫𝐚 ☭ (@cheguwera) March 30, 2024

Paraprakisht, duket se motivi nuk lidhet me terrorizmin e ndonjë grupi radikal si ISIS-i apo të lidhur me të. Sipas policisë, për momentin nuk ka elementë që mund të sugjerojnë një akt terrorist si ato të marra përsipër nga Shteti Islamik.

Qyteti Ede ndodhet 85 kilometra në juglindje të Amsterdamit. Oficerët e armatosur rëndë janë në vendngjarje dhe raportohet se 150 banesa përreth u evakuuan për shkak të rrezikut.

Dyqanet dhe qendra e qytetit Ede po qëndrojnë të mbyllura. Autoritetet holandeze iu kanë bërë thirrje të gjithë personave të pazhvendosur, që të qëndrojnë në shtëpi e të mos dalin jashtë. Shërbimet e trenave në zonën e prekur gjithashtu u ndërprenë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49636 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE