E hoqën nga puna e më pas nga BBV3, Armaldo Kllogjeri i drejtohet Egla Cenos: “Nga ajo shtëpi unë e gjeta veten në rrugë”

vovalbania March 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E hoqën nga puna e më pas nga BBV3, Armaldo Kllogjeri i drejtohet Egla Cenos: “Nga ajo shtëpi unë e gjeta veten në rrugë”

Disa minuta më parë “Vëllai i madh” mori vendimin e prerë ndaj Egla Cenos duke e skualifikuar menjëherë nga gara, pasi i derdhi verën në kokë Meritonit, jo një por dy herë.

Mirëpo, pak ditë më parë Egla u hoq edhe nga puna pasi drejtori i Teatrit “Skampa” të Elbasanit u shpreh se aktores i është ndërprerë kontrata në 1 mars.

Për ata që nuk e mbajnë mend, e njëjta situatë ka ndodhur edhe me Armaldo Kllogjerin vitin e shkuar, pasi ai gjithashtu u shkarua nga puna si tenor në Teatrin e Operas dhe Baletit.

E me këtë rast Armaldo përfitoi t’i dërgonte një mesazh publik Eglës, duke qenë se u gjendën në të njëjtën situatë.

“Ah moj Egla, uroj që ende të jesh në punë tani që dole nga BBV3, sepse unë kur dola nga ajo shtëpi e gjeta veten në rrugë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE