Pas vendimit për skualifikim nga BBV, ja reagimi i parë i Egla Cenos!

vovalbania March 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Egla tha se ky personazh e ka ngacmuar seksualisht, Top Channel zhduk videon!

Egla Ceno u përjashtua ditën e sotme nga Big Brother VIP 3.

Ky vendim u dha nga Vëllai i Madh pas incidentit të rëndë të ndodhur pas prime-t, ku Egla i hodhi gotën me verë në kokë Meritonit, pas debatit mes tyre.

Pas leximit të zarfit të zi, Egla i drejtoi disa fjalë banorëve tek i këshilloi mos të bien pre e provokimeve, si dhe shtoi që nuk është penduar aspak për gjërat që ka bërë.

“Më vjen keq, është okay, ishte kënaqësi, u kënaqëm, nuk është një gjest që duhet ta bëni, mos bini pre e provokimeve, unë bëra qejfin tim u kënaqa nuk jam pishman për asgjë, gjërat që kam bërë gabim kam kërkuar ndjesë, do të takohemi jashtë, mos bini pre e provokimeve sepse do të bëhen më të forta”, tha Egla.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51023 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE