Dalja e parë publike e Gene Hackman me gruan e tij pas 21 vitesh!

vovalbania April 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dalja e parë publike e Gene Hackman me gruan e tij pas 21 vitesh!

Gene Hackman dhe gruaja e tij, Betsy Arakawa, bënë paraqitjen e tyre të parë publike së fundmi pas 21 vitesh. Aktori 94-vjeçar dhe 62-vjeçarja shijuan darkën në një restorant në Santa Fe, New Mexico, sipas fotove të siguruara nga Page Six. Hackman u pa duke mbajtur dorën e bashkëshortes dhe duke u mbështetur në bastunin e tij me dorën tjetër. Çifti dukej në humor të mirë ndërsa Arakawa e ndihmoi të shoqin të dilte nga restoranti. Në të njëjtën ditë, aktori u kap edhe duke shkuar në një dyqan, ku bleu kafe dhe një byrek me mollë.

Actor Gene Hackman, 94, and wife Betsy Arakawa, 62, seen on first public outing in 21 years https://t.co/QPfF7YfIxE pic.twitter.com/LiPPJ2x1xF

— Page Six (@PageSix) March 29, 2024

Hera e fundit që çifti u pa bashkë në publik ishte kur ata kaluan në tapetin e kuq të Golden Globes në 2003. Aktori u tërhoq nga aktrimi dhe jeton në Santa Fe. Hackman. Me Arakawa u njohën kur ajo ishte duke punuar me kohë të pjesshme në një palestër në Los Angeles të frekuentuar nga aktori i famshëm. Ata u martuan në vitin 1991 dhe jetojnë së bashku në fermën e tyre në Santa Fe. Ndërsa çifti nuk pati kurrë fëmijë së bashku, Hackman ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten Faye Maltese, me të cilën ai ishte i martuar për 30 vjet, deri në divorcin e tyre në vitin 1986.

Për dekada Hackman ka qëndruar larg nga bota e showbiz-it. E vetmja intervistë e tij ishte ajo e vitit 2021 me “New York Post”, ku foli për karrierën, në 50-vjetorin e filmit “The French Connection”, me të cilin fitoi edhe çmimin “Oscar” si aktori më i mirë protagonist në vitin 1972.

Aktori ka pasion gjithashtu arkitekturën, pasi ka projektuar dhe krijuar 10 shtëpi, mes të cilave edhe një vilë që është vlerësuar nga revistat amerikane të industrisë. Që prej daljes në pension nga aktrimi, Hackman është marrë edhe me shkrim romanësh. Një tjetër pasion i tij është edhe çiklizmi, të cilin ka vijuar ta praktikojë deri në të 90-at. Në 2012-tën ai u përplas nga një makinë teksa po shëtiste me biçikletë në Florida dhe përfundoi në spital, por pa lëndime të rënda.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE