Heidi Baci del nga shtëpia e “BBV”: Eglën e kam xhan, Roza më jep energji pozitive…

vovalbania April 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Heidi Baci del nga shtëpia e “BBV”: Eglën e kam xhan, Roza më jep energji pozitive…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Një sfidë nga Vëllai i Madh vazhdon prej disa ditësh në shtëpi, ku secili banor duhet të shtyp butonin e kuq që ndodhet në living për të realizuar një provë. Vetëm pak orë më parë Heidi ishte ajo që shtypi butonin e kuq dhe si pasojë ajo kishte mundësinë të largohej nga shtëpia. E monitoruar nga kamerat dhe produksioni, pasi shtypi butonin e kuq, Heidi u largua për pak minuta nga shtëpia, për të dhënë një intervistë ekskluzive LIVE në “Ftesë në 5”, në Top Channel.

Heidi gjatë daljes nga shtëpia e “BBV3”, e monitoruar nga kamerat dhe produksioni, nuk e dinte se ku do të shkonte, teksa prezantuesja e “Ftesë në 5”, Bieta Sulo po e priste në studio.

Cilët banorë sheh Heidi si kundërshtarë?

Si kundërshtar shoh Meritonin, Ilnisën, Françeskën, Jetmirin, që duan të më godasin… Në këtë pikë të lojës janë të gjithë kundërshtarë…

Ndërkohë, për Eglën ajo u shpreh:

Kam vuajtur daljen e Eglës sepse e kam xhan…

Kë ka Heidi më pranë vetes në shtëpi?

Juli më duket i drejtë. Kam ndryshuar idenë për Rozën, po më jep energji pozitive, mendimet situatat aty ndryshojnë në minutë. Të shohim çfarë do ndodhë…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49063 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE