Horoskopi sot: 1 prill 2024

vovalbania April 01, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Horoskopi për ditën e dielë, 13 gusht 2023

Dashi-Po përgatiteni të hyni në një stinë të re të jetës suaj. Energjia, aftësia për të marrë vendime shpejt, favorizohet nga ky rreshtim i planetëve sot që do të japin më të mirën për të marrë situatën në dorë duke sjellë njëherësh gëzim mes të afërmve ose miqve tuaj.

Demi-Një sërë planetësh, Hëna, Jupiteri, Urani, Neptuni dhe Plutoni ndodhen në shenjën e Demit. Nuk do t’ju mungojë ndjeshmëria, energjia aktive, forca e përqendrimit racional, tekat tuaja dhe së fundi një krijimtari ndriçuese. Vetëm pozicioni i Marsit e prish disi situatën.

Binjakët-Sot do të ndiheni të përhumbur dhe do të kërkoni të pushoni, por për fat të keq nuk mundeni. Ju duhet të çoni të gjitha projektet e marra deri në fund, pasi i keni premtuar vetes se nuk do të ktheni kokën pas.

Gaforrja-Do të ketë një lidhje të re premtuese për beqarët. Sidoqoftë krenaria do të shkaktojë probleme në lidhje me kultivimin e kësaj marrëdhënie. Edhe ata që janë aktualisht në një lidhje mund të kenë probleme. Duhet t’i lini partnerit/es hapësirën e duhur.

Luani-Ndonjë situatë të papritur do të arrini ta kontrolloni me aftësi dhe siguri, duke zgjidhur madje edhe çështjet më të vështira. Në aspektin profesional, projekte të reja marrin formë, ambiciet tuaja vazhdojnë dhe ju mund t’i realizoni më në fund.

Virgjëresha-Edhe pse do të mundoheni shumë të harroni një ngjarje të pakëndshme, do e keni të pamundur. Kjo ndjenjë do ju bëjë të jeni gjatë gjithë ditës me humor të keq dhe të mos keni dëshirë të takoheni me askënd. Bëni mirë ta harroni.

Peshorja-Shijoni ditën dhe mos mendoni për punën apo probleme te tjera. Kohët e fundit jeni lodhur dhe stresuar më shumë se ç’duhet, prandaj jepini vetes mundësi për ta rikuperuar. Nëse keni planifikuar një udhëtim mos u mendoni dy herë.

Akrepi-Ndonjëherë është mirë të tërhiqeni pas dhe të pranoni që personi, i cili konfrontohet me ju, mund të jetë të drejtë, ndoshta jo plotësisht, por në një pjesë. Duhet të jeni i kujdesshëm dhe të frenoni paksa sigurinë tuaj, nëse nuk doni që gjithçka t’ju kthehet kundër. Dikush ka bërë një propozim ndryshe dhe ju do të na pranoni atë pa u stresuar shumë.

Shigjetari-Planeti i Venusit do të sjellë momente të gëzueshme për të gjitha çiftet. Edhe nëse ndodhin disa keqkuptime të vogla, nuk do ta prishin ditën. Në aspektin profesional do të jetë një ditë e shkëlqyer dhe do të arrini të zgjidhni me sukses disa probleme.

Bricjapi-Një qiell me fat ndriçon rrugën tuaj në këtë ditë. Shumë forca planetare të ngadalta dhe të fuqishme ju shikojnë me dashamirësi dhe ju mbajnë për dore në momente të caktuara. Mos e shpërdoroni këtë bujari planetare, por merrni më të mirën e saj.

Ujori-Sot do të ndiheni të vetmuar, pasi të gjithë njerëzit tuaj të afërt janë larguar. Mos u mërzisni mësohuni të jeni edhe vetëm, pasi jo gjithmonë do ti keni pranë njerëzit e tuaj të dashur.

Peshqit-Jeni të përgatitur që t’i dëgjoni me vëmendje të gjithë. Pranë jush do të kalojë një person që do të flasë pafund për jetën dhe dashurinë. Jeni me fat. Është dashuria e jetës. Mundohuni që ta njihni sa më shumë./tvklan.al

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50177 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE