“Nuk tregoi as afeksion as respekt…”/Arjola Shehu aspak e kënaqur me sjelljen që Heidi pati me prindërit e Romeos!

vovalbania April 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk tregoi as afeksion as respekt…”/Arjola Shehu aspak e kënaqur me sjelljen që Heidi pati me prindërit e Romeos!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio moderatorja Arjola Shehu. Skualifikimi i Eglës nga “BBV”, si e komenton Arjola këtë? Zbuloni duke klikuar në këtë link. Ndërkaq, dasma e Romeos dhe Heidit, si u ribashkua dyshja dhe lanë pas çdo koflikt dhe mosbesim?

Ajo që mendoi se u martua me vërte ishte Heidi sepse e pash që u tremb.(qesh) Romeo është shumë i përfshirë, me këtë historinë e mungesës së besimit ka kërkuar vëmendjen e Heidit që ajo të luftonte për të. Më duket si një djalë i llastuar që donte vëmendjen e vajzës që kishte qejf. Heidi nuk më duket aq e papërfshirë siç shumica kanë menduar. Në raport me Romeon bëhet pak më vulnerabël. Romeo më duket më i përfshirë, ky është mendimi im. Heidi është e përfshirë por jo dhe aq shumë, sepse kur e dashuron shumë dikë ti harron lojën. Romeo i kërkoi të dilnin nga shtëpia dhe Heidi nuk pranoi.

Prezenca e prindërve të Romeos, si e komenton Arjola qëndrimin e Heidit?

Ishte shumë në siklet, çdo vajzë do ishte në të njëjtën situatë. Heidi donte ta siguronte publikun që kjo nuk është një dasmë e vërtetë, m’u duk shumë në tension, sikur e martuan me zor. Kjo marrëdhënie nuk është e destinuar të përfundojë në martesë, jemi në 2024, nuk të merr njeri me zor. Mund të jesh një njeri i ftohtë po nuk më pëlqeu distanca aq e madhe që po mbante Heidi me prindërit e Romeos, ndejti shumë metra larg tyre. Më bëri përshtypja forma që prindërit e Romeos ishin aq të ngrohtë me Heidin. Heidi nuk tregoi asnjë afeksion, nuk e pash të tregonte asnjë gjest respekti. Është vajzë e rritur dhe vetëm për respekt të djalit që po del, respekto edhe prindërit. Ishte jashtëzakonisht e ftohtë. E pash që në fund sikur as nuk donte t’i takonte. E pash që edhe mamaja e Romeos në fund u distancua sepse e kuptoi sjelljen e ftohtë të Heidit. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE