Olta Gixhari zbulon sa kilogramë ka shtuar gjatë shtatzanisë: Sapo kam hyrë në muajin e tetë…

vovalbania April 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Olta Gixhari zbulon sa kilogramë ka shtuar gjatë shtatzanisë: Sapo kam hyrë në muajin e tetë…

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

E ftuar sot në “Big Brother Radio” në një lidhje telefonike ishte ish-banorja e “BBV2”, Olta Gixhari. Ajo u shpreh për gjithçka, analizoi banorët dhe situatat e “BBV3”, teksa na tregoi ndjesitë e saj gjatë pritjes së ëmbël.

Duhet të kem marrë 16 kilogramë besoj. Do shkoj besoj 20, patjetër. Sapo kam hyrë në muajin e 8. Në qershor lind.

Kujtojmë, se si sot një vit më parë, Olta Gixhari vendosi të largohej nga “BBV2”. Sot në “Big Brother Radio”, Olta kujtoi këtë eksperiencë.

Ka qenë viti më intensiv i jetës time. Bëra eksperiencën më të cmendur dhe më të bukur dhe më të paharuesshme në jetën time. Sot ka qenë një ‘boom’ videosh me 1 prillin tim të shkuar. U bëra pak nostalgjike. Për mua 1 prilli është një ditë që unë guxova dhe lashë shtëpinë për një arsye shumë më të madhe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49404 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE