Rikthimi i Eglës/ Të justifikosh horrorin dhe të vulosësh dështimin e Big-ut me duart e tua

vovalbania April 01, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Rikthimi i Eglës/ Të justifikosh horrorin dhe të vulosësh dështimin e Big-ut me duart e tua

Sezoni i Big Brother Vip këtë vit ka pasur shumë diskutime si për lojën si dhe për shikueshmërinë duke e krahasuar me BBV2.

Sezoni i vitit të kaluar ishte shumë i suksesshëm, kjo në fakt për shkak të një personazhi të quajtur Luiz Ejlli, i cili i kishte të shkrirë të gjithë virtytet e një fituesi në një.

Luizi ishte strateg, këngëtar, humorist, dhe shumë cilësi të tjera që këtë vit të gjithë lojtarët, marrë së bashku nuk i kanë.

Megjithatë, ndryshimi i moderatorit, ikja e Arbanës dhe ardhja e Ledionit, kasti këtë vit ndryshe nga viti i kaluar, ka pasur ndikimin e saj në audiencë.

Por, ndoshta një nga arsyet kryesore që pse ky Big nuk ka audiencë të madhe, është pikërisht dhe ambienti toksik që u krijua brenda shtëpisë më të famshme.

Një ndër kontributoret më të mëdha në këtë, ka qenë Egla me gjuhë bullizuese, etiketuese, ofenduese, përdorimi i cdo gjëje, të vdekur dhe të gjallë për të krijuar situata.

Edhe pse Vëllai i Madh, duhet ta kishte përjashtuar shumë kohë më parë Eglën nga gara, sidomos kur tentoi të hedhë në pishinë Françeskën, kur përdori fëmijët. Ku këtë të fundit, edhe moderatori, Ledion Lico, e cilësoi një shkelje të rëndë, pasi ka dhe Konventa Ndërkombëtare, që e dënojnë rëndë përdorimin e fëmijëve. Madje dhe në kontekste seksualizimi.

Por, zarfi i zi nuk mungoi dhe Egla ditën e diel u skualifikua nga gara, pasi i hodhi alkool në sy Meritonit, një ngjarje shumë e rëndë për një realityshow, duke rrezikuar që ai të humbasë shikimin.

Largimi i Eglës ishte një vendim shumë i drejtë, dhe madje ishte i vonuar. Por, një njoftim ditën e sotme ka trazuar përsëri rrjetin. Faqja e Big Brother Vip ka publikuar një video të Eglës, në një dhomë izolimi, duke nënkuptuar që ajo nuk është skualifikuar nga gara.

Së pari, nxjerra e banorëve me zarf të zi për shkelje të rregullave të patentës së formatit, është një largim përfundimtar dhe jo një nxjerrje nga shtëpia për të parë si reagon publiku dhe për ta rifutur përsëri në shtëpi.

Së dyti, rikthimi i Eglës përsëri në shtëpi, është një pranim dështimi nga produksioni, dhe nuk arsye të qënësishme për ta bërë në fakt, pasi Egla nuk është fenomen si Luizi dhe Egla nuk po i sjellë miliona euro Top Channel që televizioni ta mendonte dy herë eliminimin dhe më pas rikthimin.

Së treti, rikthimi i Eglës brenda shtëpisë është një lojë e pistë për banorët e tjerë që kanë po aq sa ajo brenda shtëpisë, dhe ndryshe nga Egla nuk kanë bullizuar, ofenduar, kërcënuar, sulmuar fizikisht. Kjo në mënyrë automatike të gjithë lojtarët vendosen në disavantazh në raport me Eglën.

Së katërti, me rifutjen e Eglës, në mënyrë automatike, produksioni e shpalli fituese të Big Brother Vip, dhe publiku nuk ka më asnjë interes të shikojë një produkt televiziv që i dihet fundi. Apo akoma më keq akoma, nuk kanë asnjë arsye më të votojnë dhe të harxhojnë lekë për një fitues të shpallur që një muaj e gjysmë para finales.

Së pesti, nëse modeli i Egla Cenos, me bullizime, me ofendime, me kërcënime, me prekje me duar, me hedhje alkooli në sy të konkurentëve, duke u rrezikuar edhe shikimin e tyre, ja del të fitojë BBV3, atëherë edicioni i katërt i Big Brother Vip do jetë një shfaqje horrori ku banorët primare do të kenë të plagosin njëri-tjetrin dhe jo të shfaqin personalitetin e tyre 360gradë.

/Editorial | Vip-Magazine.al/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49657 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE