Krevati i Ronaldos, në ankand: S’dihet nëse vjen sërish këtu!

vovalbania April 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Krevati i Ronaldos, në ankand: S’dihet nëse vjen sërish këtu!

Hoteli Grand Plaza, ku u komodua kombëtarja portugeze për ndeshjen me Slloveninë, ka vendosur të nxjerrë në ankand shtratin në të cilin ka fjetur kampioni portugez, Cristiano Ronaldo.

“Bleni krevatin në të cilin ka fjetur Cristiano Ronaldo disa ditë më parë? Tani është e mundur.”

Hoteli Grand Plaza, në bashkëpunim me kompaninë mediatike POP TV, ka njoftuar se do të nxjerrë në ankand shtratin e Ronaldos dhe të ardhurat që do të sigurohen do të shkojnë për bamirësi. Më poshtë është njoftimi zyrtar për shtypin i hotelit:

“Meqenëse ishte një ngjarje mjaft e veçantë dhe unike, vendosëm të përgatitnim një surprizë unike në të cilën do të mund të marrin pjesë të gjithë fansat. Nuk e dimë se kur do të kemi mundësinë ta presim sërish Ronaldon në Slloveni. U urojmë të gjithëve fat dhe pjesëmarrje të frytshme në event.”

Çmimi? Do të nisë nga shuma bazë prej 5000 eurosh, por besohet se ai që do ta blejë do të shpenzojë shumë më tepër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE